Butrint Imeri ka surprizuar fansat me këngën e tij më të re, “Lek kto rrena”.
Kënga është një baladë e ndjerë që flet për një dashuri të humbur, të cilën ai ende e vajton.
Ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte prania e modeles dhe influencueses Alba Vukaj në videoklip.
Dyshja shfaqen në skena të fuqishme vizualisht, duke dhënë një ndjesi filmike që e bën videon edhe më unike.
Klipi është realizuar me një stil artistik dhe emocionues, duke e përforcuar mesazhin e këngës.
Ndërsa Butrinti vazhdon të dëshmojë se është një nga artistët më të pëlqyer të momentit.
Kënga ka marrë menjëherë reagime pozitive nga fansat, /Telegrafi/