Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka treguar së fundmi se ka blerë një makinë të re.
Fjala është për një veturë luksoze të tipit Ferrari SF90 Spider, që kap vlerën e 850 mijë euro.
Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në ndjekësit në rrjete sociale.
Artisti një sërë hiteve e ka blerë këtë makinë me rastin e Fitër Bajramit, ku edhe ka ndarë pamjet me ndjekësit.
“Unë dhe Kësulkuqja ime e re RARI ju urojm Fitër Bajramin”, ka shkruar ai.
Ky investim i Butrintit vjen pas shumë vitesh karrierë dhe pas realizimit të shumë projekteve të suksesshme.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, reperi Don Xhon, njoftoi se ka blerë një veturë Lamborghini. /Telegrafi/