Site icon Telegrafi

Busquets bën paraqitjen e 700-të për Barcelonën, bëhet lojtari i tretë me më shumë ndeshje në histori të klubit

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka zhvilluar ndeshjen e 700-të me Barcelonën, teksa ka fituar 30 trofe në kohën e tij me klubin dhe ka ende kohë për ta shtuar këtë shifër.

Ndeshja në Superkupën e Spanjës kundër Real Betis ishte një lojë shumë e veçantë për Busquets pasi mesfushori i Barçës hyri si zëvendësues në pjesën e dytë për të bërë paraqitjen e tij të 700-të zyrtare me fanellën e Barçës.

Kapiteni i Blaugranëve bëhet vetëm lojtari i tretë që arrin shifrën e shënuar pas Lionel Messit me 778 ndeshje dhe Xavi Hernandez me 767 ndeshje.

18 vjet në klub

Mesfushori Busquets iu bashkua klubit në vitin 2005 dhe bëri debutimin e tij në ekipin e parë në shtator 2008 në një ndeshje të ligës kundër Racing Santander. Veterani tani është në sezonin e tij të 18-të me Barçën dhe ky është i dyti për të si kapiten i klubit.

Nga ato 700 ndeshje, Sergio Busquets ka qenë në anën fituese në 486, duke barazuar 125 dhe duke humbur vetëm 88. Mesfushori ka kontribuar gjithashtu me 18 gola dhe 40 asistime në kohën e tij me ekipin e parë.

700 ndeshje në shtatë gara të ndryshme

Paraqitjet e Busquets kanë ardhur në shtatë gara të ndryshme:

Liga (465 ndeshje)

Liga e Kampionëve (129 ndeshje)

Kupa e Mbretit (73 ndeshje)

Superkupa e Spanjës (20 ndeshje)

Liga e Evropës (6 ndeshjes)

Kupa e Botës për Klube (5 ndeshjes)

Superkupa evropiane

Mesfushori gjithashtu ka grumbulluar 30 trofe mbresëlënës si blaugrana.

Liga (8 trofe)

Liga e Kampionëve (3 trofe)

Superkupa e Spanjës (6 trofe)

Kupa e Botës për Klube (3 trofe)

Kupa e Mbretit (7 trofe)  

Superkupa evropiane (3 trofe)

Shifrat e këtij sezoni

Në sezonin aktual 2022/23, Sergio Busquets ka bërë 18 paraqitje, 16 prej tyre në formacionin titullar me një sukses prej 89 për qindësh. /Telegrafi/

Exit mobile version