Site icon Telegrafi

Bush thotë se ishte ‘tronditur’ nga reagimet e njerëzve shkaku i miqësisë me Michelle Obamën

Ish-presidenti amerikan, George W. Bush tha se ishte “tronditur” nga reagimi i njerëzve ndaj ndërveprimeve publike me ish Zonjën e Parë, Michelle Obama.

Duke kujtuar momentin e paharrueshëm të të dyve që përqafohen në hapjen e Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Kulturës Afrikano-Amerikane të Smithsonian.

Në varrimin e John McCain në vitin 2018, dyshja ishin parë shumë të afërt dhe kjo ka zgjuar reagimin e njerëzve, raporton cnn.

“Populli amerikan ishte aq i befasuar që Michelle Obama dhe unë mund të ishim miq”, tha Bush në një intervistë në “CBS Sunday Morning”. “Amerikanët janë aq të polarizuar në mendimet e tyre sa nuk mund ta imagjinojnë një George W. Bush dhe një Michelle Obama të jenë miq”.

Në intervistë, Bush i bëri thirrje Kongresit për të ulur “retorikën e ashpër” mbi imigracionin, duke shtuar se ai shpreson që duke bërë kështu, “do të vendosë një ton që është më i respektueshëm” për emigrantët dhe do të çojë në më shumë ndryshime të politikave.

Bush ka publikuar një libër të ri me piktura të emigrantëve të quajtur “Out of Many, One: Portraits of America’s Immigrants”. Ish-presidenti tha se libri nuk ndryshon politikën. por shtoi se ai është një “zë i vogël” midis njerëzve që përpiqen të shkojnë drejt ndryshimit. /Telegrafi/

Exit mobile version