Një burrë në Florida gëlltiti qindra mijëra dollarë bizhuteri pasi i vodhi nga një dyqan Tiffany në Orlando, ka njoftuar policia.
Pamjet e publikuara nga policia tregojnë 32-vjeçarin, Jaythan Lawrence Gilder, duke rrëmbyer bizhuteritë, të cilat përfshijnë dy palë vathë me vlerë 769,500 dollarë, shkruan skynews.
“Gilder mori me forcë vathët dhe i rezistoi përpjekjeve të një punonjësi për ta ndaluar. Më pas doli me vrap nga dyqani, në parking dhe u largua me një automjet”, tha policia.
Thief in US Swallows Tiffany & Co Diamond Earrings Worth INR 6.7 Crore During Orlando Heist To Avoid Arrest, Images Shows X-Ray Revealing the Jewellery in His Digestive Tract. pic.twitter.com/Kfen7FSuB3
— The Gorilla (News & Updates) (@iGorilla19) March 6, 2025
Pas vjedhjes, ai u kap në Florida.
Ai i rezistoi arrestimit dhe u pa duke gëlltitur atë që policia besonte se ishin vathët e vjedhur.
Një imazh i siguruar nga policia tregon një skanim të Gilder, me një objekt të dukshëm brenda sistemit të tij. /Telegrafi/