Një burrë nga Massachusetts kishte blerë 6 bileta identike për një çmim lotarie dhe përfundoi duke fituar një çmim prej 23,5 mijë eurove (25 mijë dollarëve në vit për tërë jetën – plot gjashtë herë.
Raymond Roberts Sr. nga Fall River u tha zyrtarëve të Lotarisë së Massachusetts se “intuita” e tij i tha atij të blinte bileta të shumta me të njëjtat numra për çmimin Lucky for Life të 14 dhjetorit në Royal Liquors në Fall River.
Roberts tha se numrat janë një kombinim i datave të përvjetorit dhe ditëlindjeve të cilat ai i ka luajtur në lojëra të shumta llotarie për më shumë se 20 vjet, raporton UPI, transmeton Telegrafi.
Fituesi zgjodhi të merrte pesë nga çmimet e tij si shuma të përgjithshme prej 367.9 mijë eurove (390,000 dollarë), duke i dhënë atij një çmim total prej 1,839,727 eurove (1,950,000 dollarë).
Ai zgjodhi të mbante një çmim si pension vjetor prej 23.5 mijë eurove (25,000 dollarëve) – 141,517 euro (150 mijë dollarë) në vit, ose të paktën 20 vjet.
Roberts tha se gjëja e parë që ai do ta bëjë me çmimin e tij është blerja e një motoçiklete të re. /Telegrafi/