Një burrë nga Kentaki tha se fitoi çmimin e lotarisë prej 1 milion dollarëve falë asaj që në fillim dukej si një ndodhi e pafat – kishte mbetur pa benzinë.
Michael Schlemmer nga Corbin u tha zyrtarëve të Lotarisë në Kentaki se ai mezi arriti të shkonte në Convenient Food Mart në Corbin.
“Më mbaroi benzina dhe u futa atje”, tha Schlemmer. “Kisha 40 dollarë me vete dhe pagova 20 dollarë për benzinë dhe bleva një biletë gërvishtëse”, shtoi ai. Schlemmer bleu një biletë gërvishtjeje 1,000,000 Luck, raporton UPI, transmeton Telegrafi.
“E gërvishta, e shikova dhe u ktheva në dyqan. U tregova vajzave që ma shitën dhe ato ishin të ‘shokuara’. Pronarët e dyqanit ishin aty dhe të dy filluan të buzëqeshnin”, deklaroi lojtari.
Bileta që ai e zgjodhi ishte ajo fituesja e çmimit kryesor prej 1 milionë dollarëve. Schlemer bëri të ditur se disa nga paratë e fituara do t’i përdorë për të blerë një veturë të re, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë tek kursimet e tij.
“I thashë shitësit se po pres që të marr një çek të madh dhe më pas do ta vizitoj atë”, tha ai. /Telegrafi/