Telegrafi

Burri feston ditëlindjen i rrethuar nga pitonë masiv, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Një video e një entuziasti zvarranikësh i shtrirë në mesin e shumë pitonëve për të festuar ditëlindjen e tij, është bërë virale në rrjete sociale, duke i lënë përdoruesit të habitur nga akti i tij i guximshëm.

Jay Brewer, themeluesi i The Reptile Zoo, e çoi përmbajtjen e tij unike reptiliane në lartësi të reja.

Videoja, e cila është bërë virale me miliona shikime dhe mijëra pëlqime, tregon Brewer të rrethuar nga miqtë e tij me luspa, përcjell Telegrafi.

“Është një festë gjarpërinjsh! Sot kam ditëlindjen, kështu që doja t’u tregoja të gjithëve se sa shumë e vlerësoj dashurinë dhe t’ju tregoj festën e pabesueshme që organizova nga ju që më keni ndjekur gjatë udhëtimit tim, nuk mund ta kisha bërë atë pa secilin prej jush, ishte absolutisht e pabesueshme dhe më mirë se sa mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë”, tha Brewer.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i përdoruesve të Instagramit.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Gëzuar ditëlindjen Jay”, tha një përdorues.

“Ti je një legjendë, Jay. Faleminderit që na sjell gjithmonë një përmbajtje kaq të mrekullueshme”, shkroi një tjetër. /Telegrafi/