Një burrë 82-vjeçar në Angli ndërroi jetë pasi u sulmua nga një tufë lopësh, deklaron policia e North Yorkshire.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i moshuari dhe gruaja e tij po shëtisnin në Ivescar afër fshatit Ingleton, kur incidenti ndodhi të shtunën pasdite.
Bëhet e ditur se burri vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa gruaja e tij 78-vjeçare, u dërgua në spital pas lëndimeve të rënda.
“Një burrë 82 vjeç, nga Foulridge, Pendle, vdiq dje pasi u sulmua nga një tufë lopësh”, tha një zëdhënëse e policisë.
Lidhur me këtë rast organizata Ramblers, u ka bërë apel qytetarëve të bëjnë kujdes kur shëtisin në toka bagëtie. /Telegrafi/