Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar në rrjetin social Facebook, një fotografi nga vizita e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në familjen ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Fotografinë, ku Ali Ahmeti shihet duke ia ndezur cigaren babait të Hashim Thaçit, Haxhiut, Rama e ka shoqëruar me përshkrimin “BURRA”.
Ndërsa, vetë Ali Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot e ka vizituar “vatrën familjare të bashkëveprimtarit tim dhe ish presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’ju dhënë zemër e forcë prindërve dhe të afërmve të tij në betejën e drejtësisë, ku djali i tyre me shokë po mbron dinjitetin e UÇK-së, kauzën e pastër të mbarë popullit të Kosovës”.
“Drejtësia vonon, por nuk harron, kështu i thashë Bacit Haxhi kur po kuvendonim mbi vitet e qëndresës kombëtare për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës”.
Krenarë do ta presim bashkë Hashimin me shokë në rikthimin e tij si fitues i drejtësisë! Liria ka emër!”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/