Në qytetin Dnipro të Ukrainës, qindra burra dhe gra ukrainase po përgatiten për luftë.
Një skenë e furishme e njerëzve raportohet që mbledhin furnizime masive me ushqim, ujë, ilaçe dhe qindra që qëndrojnë në radhë për t’u regjistruar për të luftuar për vendin e tyre.
Ata këndojnë: “Lavdi Ukrainës, lavdi heronjve”, dhe thonë se janë të përgatitur të vdesin për tokën e tyre.
Një video e publikuar nga Sky News, tregon shumë njerëz të mbledhur së bashku për të prodhuar kokteje molotovi.
Kjo vjen derisa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në ditën e tretë, nga ku të enjten presidenti rus, Vladimir Putin nisi në Ukrainë atë që ai e quajti operacion ushtarak.
Deri më tani, Ukraina ka deklaruar se kanë vdekur afër 200 persona. /Telegrafi/