Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka paditur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.
Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë se Rexhaj do të përballet në Gjykatë për shpifjet dhe fyerjet.
“Jam i lumtur që do të përfaqësohem nga “ACCESS LAW OFFICE”, përkatësisht nga avokati Burim HALILI dhe juristja Kaltrinë HYSENI, në proces gjyqësor”.
“Besoj që Gjykata do të merr vendim meritor”, ka shkruar ai.