Shfaqja e një puçrre në zonën intime mund t’ju duket në pamjen e parë alarmante, por është diçka krejt e zakonshme dhe mbi të gjitha jo e rrezikshme për shëndetin
Sipas Dr. Natasha Bhuyan, zakonisht puçrrat rreth vulvës (pjesës së jashtme të vagjinës) shfaqen në trajtë inflamacioni, kanë ngjyrë të kuqe dhe janë të dhimbshme qoftë kur i prek nga jashtë.
Ato mund të jenë burim infeksioni, ndaj këshillohet të trajtohen me krem antibakterial.
Sipas saj ato shkaktohen nga akumulimi i djersës në zonën intime, duke krijuar kështu mjedisin ideal për shumimin e baktereve.
Megjithatë, ajo nuk përjashton që puçrrat intime të krijohet nga depilimi i qimeve pubike me brisk dhe dyllë, ose nga fërkimi i lëkurës me materiale që acarojnë lëkurën.
Si mund t’i parandaloni puçrrat/aknet vagjinale?
Para së gjithash, vishni mbathje të pambukta që përthithin djersën dhe e lënë lëkurën të ajroset.
Nëse vendosni të hiqni qimet, merrni masat parandaluese dhe bëjeni në mënyrë korrekte, shkruan Living.
Kur është fjala për briskun, mos e shkëmbeni me asnjë njeri, ndërrojeni çdo katër javë dhe përdorni krem apo shkumë e cila zbut qimet si fillim.
Gjinekologët sugjerojnë dhe përdorimin e kripës Epsom dhe kompresave të ngrohta për të ndihmuar në shërimin e akneve më shpejt.
Dhe, duke marrë parasysh se sa të bezdisshme e të dhimbshme janë, mos i shtypni kurrë. /Telegrafi/