Site icon Telegrafi

I burgosuri i Dubravës deklarohet për shkelje të të drejtave (Video)

Afër 800 persona vuajnë dënimin për krime të ndryshme në qendrën korrektuese në Dubravë.

Për çdo ankesë apo kërkesë specifike, si rreth trajtimit apo çështje shëndetësore ata u drejtohen organeve kompetente përmes një formulari.

Ky i ofrohet çdo të burgosuri në gjuhen e nacionalitetit që ai i takon.

Por i burgosuri Drilon Thaçi, një të tillë nuk diti ta plotësojë për një arsye.

Siç tregon vëllai i tij Berati, ditë më parë formulari i vetëm që i dhanë qe në një gjuhë që i vëllai i burgosur nuk e kuptoi.

Thaçi që pretendon se të vëllain e ka me probleme shëndetësore thotë se edhe shërbimi shëndetësor nuk është i kënaqshëm në burg.

Por drejtori i burgut të Dubravës Ismail Dibrani, thotë se mungesa e asaj letre në atë moment që e kërkoi i burgosuri ishte thjesht çështje teknike. Sido që të jete kërkesa e tij u plotësua.

Dibrani tha se ka krijuar edhe një komision për të hetuar nëse janë shkelur të drejtat e te burgosurit Thaçi.

Exit mobile version