Telegrafi

Buqetë, gaz lotsjellës, kaos i plotë: Të rinjtë rrahën për vajzën, por kjo nuk është e gjitha

Një video, e cila dyshohet se është regjistruar në Shën Petersburg, ku shihet një përleshje e ashpër mes dy të rinjve, është shfaqur në rrjetet sociale.

Në fillim, shohim një djalë me një buqetë me lule të gjunjëzuar para një vajze dhe nuk dihet nëse ai e lutet, i kërkon falje apo i bën ballë. Pak sekonda më vonë, ndodh kaosi.

Në kuadër shfaqet një tjetër i ri i cili merr gaz lotsjellës dhe spërkat në fytyrë “kundërshtarin” dhe më pas nis përballja.

Vajza u largua për një moment, sepse djemtë po goditeshin rëndë me njëri-tjetrin, duke u munduar dhe më pas ajo u përpoq të qetësonte situatën.

Ajo nuk ia doli, kështu që në fund një kalimtare e rastësishme, një zonjë e moshuar, e cila tundte një çantë, tentoi t’i ndante.

Nuk dihet epilogu i historisë, sidomos roli i të riut që erdhi i “pajisur” me gaz lotsjellës. Videoja është publikuar në portale të shumta ruse ku nuk ka asnjë informacion për sfondin e konfliktit. /Telegrafi/