Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, është i vetëdijshëm se kundërshtari i Kosovës në ndeshjen e 11 qershorit është shumë i fortë.
Gjatë konferencës për shtyp ditën e hënë, ai ka thënë se takimi ndaj Turqisë është i vështirë, mirëpo Kosova është një skuadër që po përmirësohet dalëngadalë.
Trajneri beson se të zgjedhurit e tij dinë të krijojnë raste dhe bëjnë lojë ekipore.
Prandaj, ai është optimist që përfaqësuesja e Kosovës do të përpiqet të nxjerrë rezultat pozitiv në “Loro Boriçi”. /Telegrafi/