Një libër që ishte vonuar për më shumë se tre dekada, më në fund u kthye në bibliotekën e Mbretërisë së Bashkuar ku i takon.
Biblioteka Crediton postoi në lidhje me kthimin e vonuar në faqen e tyre në Facebook, përcjell Telegrafi.
“Ne i jemi shumë mirënjohës huamarrësit anonim që na postoi kopjen tonë të ABC të Thomas këtë javë”, thuhet në postim.
“Ne kontrolluam etiketën e datës dhe vërejmë se ky libër ishte pak i vonuar me 31.5 vjet”, shton ai.
“Mrekulli e Krishtlindjeve”, shkroi një përdorues.
Ndryshe, ky nuk ishte i vetmi libër që u kthye me vonesë këtë sezon festash.
Chuck Hildebrandt gjeti një libër që e kishte mbajtur pa dashje për 50 vjet, por kur u përpoq ta kthente në bibliotekë, ata nuk ia merrnin. /Telegrafi/