Teksa nuk ka asgjë më të mirë se sa të shkosh në pub pas një jave të gjatë në punë, ka vende nëpër botë ku kapja e një shishe të ftohtë të birrës është “një jetë e tërë”.
Shembull është Republika Çeke, një vend ku birra sundon dhe ku qytetarët pinë më shumë birrë se kudo tjetër në botë. Pubet në Republikën Çeke janë të rrënjosura thellë në jetën e përditshme. Banakierët janë sikur rock yje në sytë e atyre që dashurojnë birrën dhe pas viteve të shumta të mjeshtrimit të mbushjes së gotës së birrës – ata trajtohen si mbretër nga entuziastët lokal të birrës.
Teksa pubet në Britaninë e Madhe kanë një aradhë të karaktereve të ndryshme, secili që tingëllon me dialektin ndryshe, në pubet e Republikës Çeke kanë sistemin e tyre të komunikimit – pa folur asgjë. Mjafton që gotën apo shishen e zbrazët ta përplasësh butësisht në banak dhe nënkuptohet se dëshironi një birrë tjetër.
Në fakt, skena e pubeve në Republikën Çeke është aq historike, sa që është pjesë e dokumentarit të realizuar nga Budweiser Budvar – birrarisë kombëtare të Republikës Çeke, e cila e prodhon birrën ikonike ne të njëjtën mënyrë, duke përdorur të njëjtët përbërës, në të njëjtin qytet, tash e afro 130 vjet.
“Ai duhet të jetojë në pub dhe ti shërbejë me birrë mysafirët. Nuk është diçka që mësohet për një ditë ose dy. Mësohet për vite të tëra”, thotë Lubos, pronar i një pubi në Republikën Çeke.
Pas viteve të tëra të përkushtimit dhe lidhjes së ngushtë me klientët, pronarët që janë heronj lokal, krijojnë raport të veçantë me klientët e rregullt. Më të rregulltit, apo ndryshe të njohur si “Stamgast” që do të thotë “mysafir i nderuar” – kanë privilegje kohë pas kohe dhe shpesh u rezervohet edhe tavolina.
“Për mua, të jesh një Stamgast është të qenurit besnik ndaj vendit të njëjtë që frekuentoj. Unë vij këtu me shokët e mi tash e 55 vjet”, thekson njëri nga klientët i cili e konsideron veten Stamgast.
Ky dashamir i birrës sqaron me dashuri se si marrin kujdesin më të mirë të mundshëm dhe shpesh cilësinë më të lartë të birrës.
Kjo nuk ndryshon as në vendin tonë. Tash e sa kohë në pubet më të mira anë e mbanë Kosovës ju do të gjeni birrën Budweiser Budvar.
Krejt çka duhet të bëni është që të kërkoni birrën më të mirë, Budweiser Budvar dhe kamarieri apo banakieri do t’iu shërbejë me freskinë që zgjatë jetën dhe e bën plot kënaqësi.
Distributor i autorizuar i birrës Budweiser Budvar në Kosovë është Kosmonte Foods.