Lideri i Babastars, Getoar Selimi, tashmë ka arritur në milionin e parë të klikimeve me projektin e ri “BS”.
Bashkëpunimi i Getit me Onatin po rezulton shumë i suksesshëm.
Kënga në më pak se një javë të lansimit ka arritur në shifrën e 1.2 milion klikimeve që është sukses i konsiderueshëm për dyshen.
Getoar Selimi ishte shumë i përfolur pas lansimit të projektit për ekstravagancën në klip.
Telegrafi do t’iu mbajë të informuar me projektet e reja të Geasyt, të cilat pritet të dalin në prag të verës. /Telegrafi/