Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike mëngjesin e sotëm (e mërkurë) për të korrigjuar lëndimin në ligamentin e përparmë kryqëzues (ACL).
Futbollisti i Chelseat pësoi një lëndim të tmerrshëm në miqësoren që Chelsea e zhvilloi ndaj Aston Villas në fillim të këtij muaji.
“Me kënaqësi ju them se iu nënshtrova një operacioni të suksesshëm këtë mëngjes (e mërkurë)”.
“Koha për të pushuar, para se ta filloj rrugëtimin tim të rikuperimit”.
“Faleminderit edhe një herë të gjithëve që më kanë dërguar mesazhe mbështetëse”, ka shkruar 21-vjeçari në rrjetet sociale. /Telegrafi/