Brodie kishte një fillim të vrazhdë në jetë. Kur ishte vetëm 13 ditësh, e ëma e sulmoi dhe e la me një fytyrë të shpërfytyruar.
Sulmi shkaktoi dëmtime të forta kafkës, fytyrës dhe e la qenin pjesërisht të verbër.
Edhe pse Brodie tani duket si një pikturë e Pikasos, ai është me shpirt të fortë dhe fiton zemrat e të gjithëve.
Qenushi me rac gjermane Shepherd dhe Border Collie është bërë një yll në Instagram me më shumë se 180 mijë ndjekës dhe njerëzit e duan shumë atë.
Ai u adoptua nga një familje e dashur që menjëherë u dashurua me qenin unik. Amanda dhe Brad ranë në dashuri me Brodie në momentin që e panë qenin në internet dhe që prej asaj kohe janë të pandashëm.
Brodie tani është duke u stërvitur për t’u bërë një qen terapie në mënyrë që ai të mund të ndihmojë qen të tjerë si ai.
Ai është padyshim aktiv, por është kaq inteligjent.
Truri i tij është krejtësisht në rregull dhe ai mëson komanda zakonisht brenda dhjetë minutash. “Ai thjesht kishte nevojë për durim dhe dikë që të ishte konsistent ”, përfundon Amanda, pronarja e Brodie. /Telegrafi/