Një burrë i cili u përpoq të plaçkiste një dyqan të vogël disa minuta pasi i humbi të gjitha paratë e dasmës në një kriptovalutë të rrejshme, është kursyer nga burgu.
Louis Crosby, 25-vjeçar, nga Sunderland, i vendosi “naivisht” kursimet e tij në një investim të parasë dixhitale dhe përfundoi duke humbur shumë, transmeton Telegrafi.
Brenda një ore pasi zbuloi se ishte mashtruar, ai hyri në një dyqan afër i armatosur me një pistoletë ajrore dhe i tha arkëtarit: “Më jep paratë, jam i pajisur me armë”.
Gjykata e Newcastle Crown tha se pronari dhe një punonjës kishin bërë një mbrojtje ‘të habitshme’, duke i rrëzuar armën Crosby-t dhe duke e mbajtur atë derisa mbërriti policia.
Crosby, i cili nuk kishte qenë kurrë në telashe, u deklarua fajtor për tentativë grabitje dhe posedim të një arme zjarri në kohën e kryerjes së një vepre penale.
Gjykatësja Julie Clemitson i dha atij një dënim me dy vjet burg, të pezulluar për dy vjet, pasi tha se ‘fatkeqësia’ e kriptovalutës e zhyti atë në një ‘krizë’ mendore.
Siç bëhet e ditur, gjykatës iu tha se Crosby hyri në dyqan me kapuçin lart dhe fytyrën e mbuluar me syze dielli dhe një shall pak para orës 23:00 më 27 nëntor të vitit të kaluar.
Prokurori Neil Pallister tha: ‘I pandehuri iu afrua banakut dhe ankuesi pa një armë që drejtohej drejt tij’.
“I pandehuri tha: “Më jep paratë, jam i armatosur”. /Telegrafi/