Tiktokeri britanik, Tags Ward ka postuar së fundmi një video që shkaktoi shumë vëmendje në rajon.
Ai prezantoi motrën e tij dhe më pas i ofroi të provonte byrek. Kur ai kërkoi të vlerësonte shijen nga 1 në 10, vajza u përgjigj “gjashtë”.
“Gjashtë?! Uh, do t’i zemërosh njerëzit”, u përgjigj tiktokeri.
Në të vërtetë, video shkaktoi një ortek komentesh, ndonëse numri më i madh i përdoruesve e kritikuan autorin sepse ai “u shpreh gabim”.
Ka pasur edhe nga ata që nuk kanë pëlqyer “vlerësimin” e vajzës.
“Burek me djathë është një dhjetëshe e pastër. Ajo nuk e ka idenë se çfarë është e mirë”, “Gjashtë? Ok, le të provojë qebapët. Nëse ata marrin një vlerësim më të vogël se 9, më mirë hiqni dorë”, thuhet në disa nga mesazhet. /Telegrafi/
@tugs_ward Sister trying Burek for the first time…. Hard one to please #croatia #hrvatska #croatiantiktok #burek ♬ original sound – Tugs Ward