Pasi pa në internet një vazo qelqi 45 funte, 45-vjeçarja Teresa Clarke e dëshironte një të tillë për ta vendosur në shtëpi. Megjithatë, ajo e dinte se nuk mund të shpenzonte kaq shumë për një vazo, kështu që vendosi të mendojë për një zgjidhje krijuese – dhe të volitshme.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, infermierja e NHS-s, nga Essex, Angli, vendosi të provonte të bënte vazon e saj duke përdorur diçka të një forme të ngjashme që ajo kishte tashmë në shtëpi – një shishe normale e një detergjenti.
Vazoja e saj dukej po aq në trend e ngjashme me diçka që mund ta gjeni në dyqane, ajo thotë se ka kursyer 40 funte, duke e krijuar atë vetë.
Teresa filloi duke hequr etiketën dhe kapakun nga shishja e zbrazët, përpara se të përdorte bojë llak për t’i dhënë ngjyrën e saktë që dëshironte. /Telegrafi/