Telegrafi

Britanikja e bleu dhjetë euro një unazë në një treg – tre dekada më vonë e shiti për 500 mijë euro

Me siguri ju keni vizituar të paktën një herë në jetën tuaj një treg pleshtash dhe keni parë mallrat e ofruara, duke pritur të gjeni diçka interesante ose të vlefshme.

Të njëjtën gjë mendoi edhe britanikja, Debra Goddard kur vizitoi tezgat 33 vjet më parë dhe gjeti një unazë të bukur që iu ofrua për dhjetë euro. Çmimi nuk ishte i rëndësishëm, kështu që ajo vendosi ta blinte.

Gruaja e la unazën në një sirtar dhe e harroi plotësisht, por kur nëna e saj hasi në probleme financiare në vitin 2019, vendosi të vizitojë një argjendari dhe ta shesë atë.

Ajo shpresonte të merrte të paktën 500 euro dhe më pas mori tronditjen e jetës së saj. Ajo zbuloi se gjatë gjithë kohës kishte një unazë diamanti 26.27 karat!

“Argjendarit për pak i ra të fikët. Ai më pyeti: ‘A e di se çfarë është kjo?’. Qëndrova zgjuar gjithë natën duke menduar se çfarë të bëja”, tha Debra.

Në fund, ajo e dërgoi unazën në shtëpinë e famshme të ankandeve “Sotheby’s”, ku u konfirmua vlera e saj, transmeton thesun.

Së shpejti u organizua një ankand dhe unaza e diamantit u shit për 500 mijë euro.

Debra edhe sot jeton në Londrën Perëndimore dhe përpiqet të kënaqë nënën e saj gjatë gjithë kohës.

“Ajo i kaloi pushimet në Barbados, pa Tom Jones dhe Celine Dion në Las Vegas. I bleva asaj një pallto leshi. Paratë nuk janë të rëndësishme për mua”, ka theksuar ajo.

Ndërkohë, gruaja themeloi një kompani që shiste bizhuteri të cilësisë së mirë dhe shkroi një libër për jetën e saj.

“Jam vullnetare në një shoqatë bamirësie për fëmijët që kanë ikur nga shtëpia. Nëse ky libër më sjell para, do ua dhuroj atyre dhe drejtuesve të rinisë”, përfundoi ajo. /Telegrafi/