Një grup i qytetarëve britanikë janë shfaqur para ambasadës ukrainase në Londër, ku pyetën sesi mund t’i bashkohen luftës kundër rusëve në Ukrainë.
Ndërkaq kur njëri prej tyre u pyet nga Sky News nëse është i gatshëm të jap jetën ai shkurt tha: “Dikush duhet, kështu që po”, transmeton Telegrafi.
Një burrë tjetër 60-vjeç, tha se “se nëse mund të shkojë në luftë” në Ukrainë, pasi ndihet i gatshëm për një gjë të tillë.
Ai theksoi se dikur ishte pjesë e mbrojtjes territoriale, dhe se të gjitha trajnimet e nevojshme i ka të përfunduara.
Kur Lisa Holland nga Sky News, e pyeti nëse edhe ai është i gatshëm të jap jetën në vijën e frontit, tha: “Po”.
Burri pranoi se është shtetas britanik, por se duke parë se ukrainasit kanë “nevojë për ndihmë është i gatshëm të shkojë”.
“Jemi të rinj, të fortë, në formë të mirë fizike për të ndihmuar, kështu që pse jo”, tha ndër tjera një britanik. /Telegrafi/