Site icon Telegrafi

Britania do të dërgojë më shumë armë kundërajrore dhe raketa në Ukrainë

Sunak i thotë Zelensky se do të dërgojë ‘më shumë armë kundërajrore dhe raketa të mbrojtjes ajrore’, thotë Downing Street.

Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, diskutuan sot në një telefonatë sulmet e fundit ruse në infrastrukturën e vendit, tha Downing Street.

Zelensky falënderoi Mbretërinë e Bashkuar “për mbështetjen e saj thelbësore për të ndihmuar në rivendosjen e energjisë përmes furnizimit me gjeneratorë” gjatë telefonatës, tha një zëdhënës i qeverisë britanike.

Sunak “i njohu meritat” e trupave të Kievit në “rrëzimin e dhjetëra raketave potencialisht shkatërruese” këtë javë gjersa thanë se Mbretëria e Bashkuar “po mendonte për popullin ukrainas ndërsa ata vazhduan të mbronin vendin e tyre gjatë dimrit”.

Duke përditësuar dërgesat e fundit të ndihmave vdekjeprurëse nga Britania e Madhe, kryeministri tha se më shumë armë kundërajrore dhe raketa të tjera të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër do të mbërrijnë në javët e ardhshme.

Të dy liderët ranë dakord mbi rëndësinë e parandalimit të thirrjeve të pasinqerta të Rusisë për një armëpushim dhe kryeministri shtoi se Kremlini duhej të tërhiqte forcat e tij përpara se të shqyrtohej ndonjë marrëveshje. Udhëheqësit ranë dakord të flasin përsëri në javët e ardhshme, tha zëdhënësi. /Telegrafi/

Exit mobile version