Britania e Madhe ka njoftuar sanksionet kundër figurave ushtarake iraniane dhe organizata të këtij vendi, si pasojë e sulmit 1 tetorit mbi Izraelin.
Në listë përfshihet Abdolrahim Mousavi, komandanti i ushtrisë iraniane dhe njëherit anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare si dhe Hamid Vahedi, komandant i forcave ajrore iraniane, transmeton Telegrafi.
Individët e sanksionuar do të jenë subjekt i ndalesave të udhëtimit dhe ngrirjes së aseteve, ka njoftuar ministria e Jashtme britanike.
Nga ana tjetër, Agjencia Hapësinore iraniane, që zhvillon teknologji që ka të bëjë me raketat balistike – do të jetë gjithashtu subjekt i ngrirjes së aseteve.
Ndryshe Irani lansoi mbi 180 raketa balistike në drejtim të Izraelit gjatë 1 tetorit. E ushtria izraelite tha se shumica e raketave ishin shkatërruar në ajër. /Telegrafi/