Brikenda Rexhepi është zgjedhur kryetare e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK).
Rexhepi mori votat e shumicës së mediave anëtare, në votimin që u mbajt të martën.
Kështu u bë e ditur në njoftimin e KMSHK-së.
“Bazuar në statutin e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dhe me votat e shumicës së mediave anëtare, znj. Brikenda Rexhepi, kryeredaktore e Kohës, është zgjedhur kryetare e KMShK-së. Mandati i znj. Rexhepi është njëvjeçar”, thuhet në njoftim.
Brikenda Rexhepi është kryeredaktore e KOHËS. Në KMSHK anëtare janë 50 media. /Telegrafi/