Në një hapësirë prej më shumë se 2000 metra katrorë do të ofrohen mobilje dhe orendi të stileve të ndryshme, të ofruara nga njëri prej brendeve lidere në industrinë e mobilerisë, Dogtas Exclusive.
Si rrjedhojë e kërkesës në treg për mobilje dhe orendi të një stili të veçantë dhe mbi të gjitha të një kualiteti të jashtëzakonshëm, gjë që e kanë bërë Dogtas Exclusive të njohur ndërkombëtarisht, tani në Magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë në objektin e Hotel Semitronix është hapur dega e këtij brendi në Kosovë, duke u bërë kështu dyqani i 367-të në mbi 65 shtete të botës.
Në mbi 2000 metra katrorë do të ofrohet një gamë e gjerë e zgjedhjeve të ndryshme të mobiljeve duke filluar nga dhomat e ditës, dhomat e gjumit, kuzhina, orendi dekoruese dhe shumë elemente të tjera të prodhuara nga Dogtas Exclusive.
Si parim themelor i Dogtas Exclusive është kualiteti dhe pamja, të gjitha për një çmim të arsyeshëm, prandaj ky brend po vazhdon të rritet në stilin modern duke u diferencuar nga të tjerët dhe duke u pozicionuar si lider në industrinë e mobiljeve.
Dogtas Exclusive Kosova është hapur ditën e djeshme (E enjte) në orën 18:00, me një ceremoni zyrtare me të ftuar të shumtë, në mesin e tyre edhe Z. Tamer TOPALOĞLU nga ambasada turke në Kosovë.