Site icon Telegrafi

Brendi i njohur ‘Coca Cola’ ka përzgjedhur kompaninë Haje SHPK për bashkëpunim

Nëse do të kishte një konkurs për kompaninë më kreative në Kosovë, Haje SHPK do të ishte një pretendente e fortë për titullin.

Kompania Haje SHPK është një kompani vendore e cila kryesisht merret me prodhimin dhe paketimin e një sërë produkteve ushqimore.  Përvoja e gjatë në këtë fushë ka bërë kompaninë Haje SHPK të jetë lidere në fushën e paketimit dhe prodhimit për nga cilësia, korrekëtisa dhe kreativiteti.

Gama e gjerë e produkteve që ofron Haje SHPK bën të jetë unike në tregun vendor.

Produkti i tyre më i njohur, “Piret e Arta”, ka bërë që edhe brendi më i famshëm i pijeve të gazuara, Coca Cola, të vendosë të bëjë një bashkëpunim me HAJE-n. Kjo do të thotë që nëse do të blejnë dy shishe të Coca Cola-s, konsumatorët do të përfitojnë falas një “Pire të Artë”.

Në këtë mënyrë, Haje SHPK bën që Iftari dhe Dita e Bajramit të jenë edhe më të shijshme dhe të paharrueshme.

Por kjo nuk është gjithçka që Haje SHPK ka për të ofruar. Kompania vazhdon të përkushtohet për të rritur cilësinë e produkteve të tyre dhe për t’u siguruar që konsumatorët në Kosovë të kenë mundësinë për t’u ushqyer me produkte të shëndetshme dhe të cilësisë së lartë.

Kompania Haje SHPK është kompani vendore e cila ka dëshmuar se me punë dhe kreativitet arrihen sukseset e mëdha.

Exit mobile version