Site icon Telegrafi

Brenda kampit stërvitor të legjionit ndërkombëtar që luftojnë përkrah ushtarëve ukrainas kundër agresionit rus

Kyiv Post vizitoi kampin e trajnimit të Legjionit Ndërkombëtar nën Drejtorinë Kryesore të Inteligjencës të Ukrainës (HUR), një njësi speciale, e krijuar pas pushtimit të plotë rus në Ukrainë në vitin 2022, e përbërë nga vullnetarë të huaj që i janë bashkuar luftës së Ukrainës kundër agresionit rus.

Legjioni është nën ombrellën e HUR-it ukrainas, duke e lejuar atë të marrë pjesë në operacione të rëndësishme zbulimi, transmeton Telegrafi.

Luftëtarët e Legjionit të HUR-it vijnë nga e gjithë bota, duke përfshirë, ndër të tjera, SHBA-në, Britaninë e Madhe, Kanadanë, Poloninë, Gjeorgjinë dhe vendet baltike.

Në kamp – në të cilin Kyiv Post iu dha qasje ekskluzive – luftëtarët që kanë qenë në luftime kthehen këtu, zakonisht për rreth një muaj, për t’u stërvitur me instruktorët, për t’u stërvitur për luftime, për të shkëmbyer përvoja, t’u rimbushur dhe për të përmirësuar ndërtimin e ekipit dhe moralin brenda njësisë speciale.

Pamjet e publikuara më poshtë, shfaqin legjionarët duke u stërvitur në një lokacion të panjohur me qëllim që të jenë sa më të përgatitur për vijën e parë të frontit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version