Site icon Telegrafi

Brenda helikopterit të shndërruar në “vilë luksoze”, dikur ishte pjesë e flotës së marinës britanike

Një helikopter që dikur ishte pjesë e flotës së marinës britanike, është bërë një prej atraksioneve më të kërkuara turistike.

Ky helikopter është shndërruar në një vilë në të cilën të gjithë duan të kalojnë të paktën një natë, transmeton Telegrafi.

I vendosur pranë një liqeni në Britani, ky helikopter ka të gjitha që i nevojitet një çifti të kalojë një fundjavë të rehatshme.

Will Roughton, fermeri 45-vjeç, shpenzoi 35 mijë funte për ta shndërruar helikopterin Sea King në një “vilë luksoze” të cilin e pa për herë të parë në një muze në Wales.

Pasi bleu e transportoi në pronën e tij në Lincolnshire dhe i kaloi gjashtë muaj në transformimin e fluturakes në një “vilë”.

Will pretendon se brenda helikopterit mund të akomodohen katër të rritur dhe një fëmijë, në dhomat që janë ndarë brenda hapësirë së helikopterit. /Telegrafi/

Exit mobile version