Çifti i shumëpërfolur i showbizit, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca do t;i japin fund sot (e diel) beqarisë së tyre.
Dyshja ka organizuar një dasmë madhështore me shumë të ftuar,, tek Gjiri i Lalzit.
Pak minuta para fillimit të ceremonisë në rrjetet sociale, kanë rrjedhur fotografi të cilat na njohin me ambientet e dasmës dhe disa nag të ftuarit, të cilët kanë mbërritur.
Duket se gjithçka është rregulluar me shije dhe elegancë, gjersa në sallë kanë mbërritur miqtë e reperit, Agon Amiga, Cozman, Stresi dhe shumë të tjerë.
Të gjithë të veshur me kostume, në ditën më të rëndësishme të mikut të tyre, pjesëtarët e “Babastars”, shkëlqenin në elegancë duke dalë jashtë kornizave të stilit të tyre të zakonshëm.
Nga fotografitë mnd të shihet edhe ambienti i veçantë, ku Marina dhe Getoari do të bëjnë betimin e tyre. /Telegrafi/