Site icon Telegrafi

Brenda 24 orëve në QKUK ndihmë mjekësore kërkuan 25 persona të aksidentuar në trafik

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve ndihmë mjekësore në QKUK kanë kërkuar 25 persona të aksidentuar në trafik.

Sipas njoftimit thuhet se brenda këtij intervali kohor, përpos tyre, në Klinikën Emergjente janë trajtuar edhe 241 pacientë tjerë, nga ta 66 në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent).

Stafi mjekësor, ndërkohë, ka realizuar 49 vizita kirurgjike, gjersa në Dhomën e Shërbimit Internistik dhe Ortopedik kanë marrë shërbime mjekësore 129 pacientë. /Telegrafi/

Exit mobile version