Brazilianët janë kthyer në trend dhe po kërkohen shumë nga klubet e mëdha.
Vetëm deri më tani janë nëntë lojtarë që kanë kushtuar mbi 20 milionë euro dhe janë blerë nga klubet e njohura evropiane.
Rekordin e mbanë portieri Alisson Becker që u ble nga Liverpooli për 73 milionë euro.
Pastaj vjen mesfushori sulmues i ri i Evetonit, Richarlison që ka kushtuar 50 milionë euro, aq sa Fred që ka nënshkruar me Manchester Unitedin.
Fabinho, Vincius Junior, Arthur, Malcom e Anderson janë emrat e tjerë që kanë ndryshuar mjedisë këtë këtë afat kalimtar.
Afati kalimtar ende nuk është mbyllur dhe mund të ketë edhe ndryshime të tjera.
Përveç tregut evropian edhe ai kinez mbetet interesant për brazilianët, pasi së fundmi Paulinho ka kaluar nga Barcelona te Guangzhou Evergrande. /Telegrafi/
Alisson (Roma – Liverpool)
Fred (Shakhtar – Manchester United)
Arthur (Geremio – Barcelona)
Anderson (Lazio- West Ham)
Fabinho (Monaco – Liverpool)
Vinicius Junior (Flamengo – Real Madrid)
Paulinho (Gremio – Bayer Leverkusen)
Richarlison (Watford – Everton)
Malcom (Bordeaux – Barcelona)