“Mbretëreshës së bukurisë” në Brazil iu hoq titulli pasi u filmua duke u grindur në rrugë me një grua tjetër për ish-të dashurin e saj.
Thayssa Florindo, e cila u kurorëzua “Miss Iuna 2022”, humbi titullin pasi u përfshi në një sherr në Brazil.
Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur në Ibatiba, Espirito Santo, më 31 mars.
‘Lufta’ mes vajzave u filmua nga shikuesit e tmerruar, të cilët më pas e postuan atë në rrjetet sociale.
Në fund të klipit, shihet një nga gratë duke shikuar në kamerë dhe duke thënë: “E godita fort, do ta godas fort përsëri… dhe do të godas një tjetër”.
Si rezultat, modelja humbi titullin e saj dhe u s’kualifikua nga konkursi “Miss Universe Espirito Santo 2023”.
Florindo tha për mediat lokale se e kundërshtoi vendimin për ta ndaluar sepse ajo nuk ishte e dehur gjatë përleshjes.
“Isha shumë e zemëruar që më sulmuan me një pije në fytyrë”, tha ajo.
Viktima, e cila ka mbetur anonime, pretendoi se ishte sulmuar dhe kërcënuar nga Florindo.
Ajo ua dha versionin e saj të ngjarjeve zyrtarëve të konkursit të bukurisë, duke rezultuar që kombëtares braziliane t’i hiqej titulli.
Megjithatë, Florindo pretendoi se gruaja, e cila dikur ishte shoqja e saj, tha se ishte e lidhur në mënyrë romantike me ish të dashurin e saj.
Një zëdhënës i “Miss Universe Espirito Santo” konfirmoi se Florindo ishte s’kualifikuar për thyerjen e një klauzole kontrate.
Viktima e dyshuar ka denoncuar ngjarjen në polici dhe ka ngritur padi kundër Thayssa. /Telegrafi/