Site icon Telegrafi

Brazili vazhdon të ketë probleme me lëndime, humbin Kampionatin Botëror edhe Jesus dhe Telles

Alex Telles dhe Gabriel Jesus nuk do të shfaqen përsëri në Kupën e Botës 2022, pasi të dy lojtarët e Brazilit do të humbasin pjesën e mbetur të turneut për shkak të lëndimeve.

Selecao arriti të përfundonte në krye të Grupit G pavarësisht humbjes 1-0 ndaj Kamerunit në ndeshjen e tyre të fundit të fazës së grupeve.

Telles dhe Jesus u paraqitën në lojë nga minuta e parë, ndërsa trajneri Tite vendosi të pushonte titullarët përpara fazës së eliminimit. Globoesporte konfirmon se Tite nuk do t’i ketë më në dispozicion dy lojtarët në këtë Botëror.

“Siç u njoftua nga CBF pas ndeshjes kundër Kamerunit, lojtarët Alex Telles dhe Gabriel Jesus iu nënshtruan testeve këtë të shtunë në mëngjes”.

“Të shoqëruar nga mjeku i Kombëtares së Brazilit, Rodrigo Lasmar, ata iu nënshtruan testeve që konfirmojnë dëmtimet dhe se është e pamundur të rikuperohen në kohë për të marrë pjesë në Botërorin e Katarit 2022”.

“Koordinatori i Kombëtares braziliane, Juninho Paulista, është në kontakt me drejtorët sportivë të Arsenalit dhe Sevillas për të vendosur nëse Alex Telles dhe Gabriel Jesus do të qëndrojnë me skuadrën në Doha për të vazhduar trajtimin e tyre apo nëse do të kthehen në klubet e tyre”, thuhet në deklaratën e Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF).

Telles u zëvendësua në minutën e 55-të kundër Kamerunit. Ai ishte zëvendësuar Alex Sandron, i cili u pushua për shkak të dëmtimit.

Sa i përket Gabriel Jesus , ai u zëvendësua në minutën e 64-të nga sulmuesi i Flamengos, Pedro. Sulmuesi i Arsenalit, pritet të mungojë për të paktën tre javë.

Ndërkohë, Sandro dhe Danilo duhet të jenë të gatshëm për t’u rikthyer në aksion për ndeshjen kundër Koresë së Jugut.

Neymar është shumë i dyshimtë dhe ai nuk pritet të jetë në formacion ndaj Koresë së Veriut, ndërsa Rodrygo Goes, Gabriel Martinelli apo Antony pritet të kenë një mundësi për të startuar./Telegrafi/

Exit mobile version