Brazili ka regjistruar temperaturën e tij më të nxehtë ndonjëherë – 44.8 C (112.6 F) – me disa pjesë të vendit që po përballen me një valë mbytëse të të nxehtit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rekordi u shënua të dielën në qytetin Araçuaí, në shtetin juglindor të Brazilit Minas Gerais, thanë zyrtarët.
Dhe nxehtësia e paprecedentë i është atribuuar fenomenit El Niño dhe ndryshimeve klimatike.
Për fat të mirë, parashikuesit kanë thënë se një pjesë e të nxehtit ka të ngjarë “të lehtësohet” këtë javë.
Mediat raportojnë se niveli i lartë i Araçuaí prej 44.8C kishte mposhtur rekordin e mëparshëm të vendit prej 44.7C, i matur në 2005.
Vapa ka shkaktuar alarme të kuqe në të gjithë vendin, një muaj para fillimit të verës në hemisferën jugore dhe konsumi i energjisë në Brazil është rritur në nivele rekord.
Moti ekstrem po bëhet më i shpeshtë dhe më intensiv në shumë vende të botës për shkak të ndryshimeve klimatike. /Telegrafi/