Kombëtarja e Brazilit e ka siguruar pjesëmarrjen në 1/8 e finales në Kampionatin Botëror, pas fitores ndaj Serbisë (2-0) në ndeshjen e fundit të fazës grupore.
Selecao u tregua skuadër bindëse nga fillimi dhe në këtë mënyrë është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt nga vendi i parë në Grupin E.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 36-të nga Paulinho, i cili u asistua nga Philippe Coutinho.
Pas një harkimi nga këndi të Neymar, Thiago Silva e dyfishoi epërsinë duke shënuar me kokë (68′).
Brazilianët patën edhe shumë raste të tjera në këtë takim, mirëpo u mjaftuan me dy gola.
Përfaqësuesja e Brazilit numëron shtatë pikë nga një barazim dhe dy fitore, dhe ndodhet në krye të Grupit E.
Zvicra e ka përfunduar fazën grupore në vend të dytë (me pesë pikë) pasi ka luajtur baras ndaj Kosta Rikës (2-2) në ndeshjen e fundit grupore.
Në 1/8 e finales, Brazili luan kundër Meksikës, ndërsa Zvicra do ta ketë kundërshtar Suedinë. /Telegrafi/
https://twitter.com/Footy_Matrix/status/1012042190485368832
https://twitter.com/WorIdCupUpdates/status/1012055768785440768