Kombëtarja e Brazilit ka fituar në shtëpi 2-1 ndaj Kolumbisë në ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Selecao ka marrë një fitore të madhe pas dy barazimeve në ndeshjet kualifikuese, fitore e cila e afron edhe më shumë me kualifikimin në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë krejtësisht të barabartë nga të dyja ekipet, të cilat përveç disa rasteve, shënuan edhe nga një gol.
Të parët në epërsi kaluan brazilianët me anë të Raphinhas (6’), i cili shënoi nga penalltia për 1-0, ndërsa Luis Diaz (41’) dërgoi ekipet në pushim me barazim 1-1.
⚽️🇧🇷 É GOOOLL DO BRASIL!!!@RaphinhaaV1 abre o placar no Mané Garrincha!! pic.twitter.com/iVFrh3PQDO
— CBF Futebol (@CBF_Futebol) March 21, 2025
🚨🌎 GOAL | Brazil 1-1 Colombia | Luis Diaz
LUIS DIAZ HAS EQUALIZED FOR COLOMBIA! 🇨🇴pic.twitter.com/036vLUjytF
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 21, 2025
Në pjesën e dytë, vendasit ishin skuadër më e mirë, më kërkuese, krijuan më shumë dhe në fund shënuan edhe golin e fitores.
Vinicius Junior (90+9) ishte heroi i brazilianëve pasi shënoi një gol të bukur nga distanca për t’ia dhuruar fitoren kombëtares së tij me rezultat 2-1.
VENCEMOS!! 🇧🇷💚⚽️
Partida encerrada no Mané Garrincha, e vitória da nossa #Seleção!@RaphinhaaV1 e @vinijr deixaram suas marcas e conquistamos +3 pontos rumo à Copa do Mundo da Fifa 2026. pic.twitter.com/KOJCrrjR11
— CBF Futebol (@CBF_Futebol) March 21, 2025
Pas kësaj fitore, Brazili e sheh veten në pozitën e dytë me 21 pikë apo katër më pak se Argjentina e para, ndërsa Kolumbia renditet e gjashta me 19 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme pas pesë ditësh, Brazili luan në udhëtim te Argjentina, teksa Kolumbia e pret Paraguain. /Telegrafi/
GOLAAAAAÇOOO!!! THE BEST, É ELE: @vinijr 🇧🇷⚽️ pic.twitter.com/NVEJhbX7TR
— CBF Futebol (@CBF_Futebol) March 21, 2025