Kombëtarja e Brazilit ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë ndaj Afrikës së Jugut e vlefshme për Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.
Brazili nuk ka mundur të gjej fitoren në ndeshjen e parë të saj në ‘Rio 2016’.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Rogerio nuk ka arritur të gjej golin në asnjërën nga pjesët e lojës duke përfunduar në fund 0:0.
Kombëtarja e Brazilit kishte rast të mirë të shfrytëzonte rastin, pasi Afrika e Jugut nga minuta e 59-të luajti pa një lojtar. /Telegrafi/
Formacioni i Brazilit: Weverton; Zeca, Marquinhos, Caio, Douglas Santos (William 84’); Felipe Anderson (Luan 60’), Thiago Maia, Augusto (Rafinha 67’); Neymar, Gabriel Jésus, Barbosa.
Formacioni i Afrikës së Jugut: Khune; Mekoa, Mobara, Coetzee, Mathoho, Mvala, Motupa, Dolly, Modiba, Masuku, Mothiba.
https://www.youtube.com/watch?v=fq_c1izLx60