Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e konsideron Bravo si “portieri më i mirë në botë”, në sistemin e tij të favorizuar.
Portieri kilian ka duruar kohë të vështira në futbollin anglez pasi ndryshoi jetesën nga La Liga me Barcelonën tek kalimi në Ligën Premier në Etihad Stadium.
Gabimet e tij të shumta te City e kanë gozhduar disa herë ish-portierin e Barcelonës, i cili erdhi si portier titullar, por në shumë ndeshje mbeti rezervë e Ëilly Caballeros.
Megjithatë, trajneri i tij, Guardiola mendon se Bravo është portieri më i mirë në botë për futbollin që aplikon, së bashku me Manuel Neuer dhe Ter Stegen.
“Me lojën që ndërtojmë ne, Claudio është portieri më i mirë në botë, së bashku me [Marc Andre] Ter Stegen dhe Manuel Neueri,”, ka thënë fillimisht Guardiola për mediat angleze.
“Bravo luan shumë mirë me këmbë dhe na ndihmon shumë të ndërtojmë lojën tonë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/