Site icon Telegrafi

BPRM: Ekonomia e Maqedonisë po forcohet

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë ka njoftuar se ka rritje të qarkullimit në tre muajt e fundit të vitit 2016, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në dallim nga muaji tetor i vitit të kaluar ka rritje prej 2.4% dhe për këtë ka ndikuar interesimi i kompanive për të zhvilluar tregun.

Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë pret që gjatë vitit 2017 do të ketë rritje prej 3.5 përqind ndërsa gjatë vitit 2018 pritet rritje prej 3.7 përqind.

”Rezervat devizore janë stabile dhe gjatë këtij viti pritet rritje” thonë nga BPRM. /Telegrafi/

Exit mobile version