Site icon Telegrafi

Bota e mençur

Ilustrim

Sa herë lexoj fjalë të urta të popujve të botës, gjithmonë, sikur e përjeton për herë të parë, më mahnit një zbulim: Të gjithë popujt e botës janë të mençur!

Përgatiti: Dush Gashi

– Vetëm pasi të jetë tharë edhe druri i fundit, pasi të helmohet edhe lumi i fundit dhe të kapet peshku i fundit, atëherë do të kuptojmë se paraja nuk hahet. (indiane)

– Mësohu të dëgjosh, mundësia rrallëherë troket. (ukrainase)

– Askush nuk jep shembull më të mirë se buburreci, por ai asgjë nuk flet. (angleze)

– Katër gjëra nuk mund të kthehen prapa: fjala e thënë, shigjeta e hedhur, jeta e kaluar dhe rasti i humbur. (arabe)

– Besimi është bimë që rritet ngadalë. (gjermane)

– Mjaltin nga kosherja duhet marrë ashtu që edhe bletëve t’u mbetet diçka. (daneze)

– Para se të heqësh dorë, provo edhe njëherë. (kineze)

– Mes premtimeve dhe përmbushjes, grisen shumë rroba dhe këpucë. (holandeze)

– Dy gjëra duhet të ketë një person për të pasur sukses në jetë. E para është fati: kur një personi i jepet një mundësi e mirë. Tjetra është mençuria: ajo ia mundëson personit të përfitojë nga rasti i mirë. (argjentinase)

– Pika nuk e shpon gurin duke rënë me fuqi, por shpesh. (latine)

– Më mirë të qash me të mençurin, se të këndosh me të  marrin. (sllovene)

– Njeriu tepër i mirë për botën, shpesh nuk është i mirë për familjen e tij. (ebreje)

– Rrena e vogël e tërheq të madhen. (ruse)

– Lërjani atij atë që do, sepse nëse i thoni të lërë atë që do, ai përsëri do të dojë atë që do, dhe do t’ju urrejë. (afrikane)

– Nëse lavdëroni Zotin nuk keni asgjë për të humbur, nëse e qortoni nuk keni asgjë për të fituar. (bullgare)

– Mos blini kastravecët e parë dhe thashethemet e para, sepse çmimi i tyre do të bjerë shpejt. (gjeorgjiase)

– Malli i keq kurrë nuk është i lirë. (franceze)

– Më duaj atëherë kur më së paku e meritoj, sepse atëherë dashuria më duhet më së shumti. (suedeze)

– Qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara. (shqipe)

Exit mobile version