Boston Celtics nuk njeh kundërshtar. Klubi nga konferenca lindore ka mposhtur Detroit Pistons me rezultat 91-81.
Celtics kështu hakmerren për humbjen e pësuar kohë më parë në TD Garden.
Al Horford me 18 pikë dhe Kyrie Irving me 16 pikë ishin më të mirët, tekas Tobias Harris kontribuoi me 19 pikë te Detroiti.
Nga ana tjetër New York Knicks mposhti Atlantan duke u kthyer fitoreve.
Porzingis ishte më i miri me 30 pikë të realizuara në këtë duel duke shkëlqyer për vendasit në fitoren prej 111-107.
https://www.youtube.com/watch?v=tefxntye5ZQ
Indiana pas vazhdimeve mposhti Denverin me rezultat 126-116.
Më i miri ishte Oladipo me 47 pikë më së shumti në karrierën e tij, shoqëruar nga Myles Turner me 24 pikë.
Bostoni vazhdno të udhëheqë në konferencën lindore. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=IS1gzxdYKXE