Borussia Dortmund ka arritur të kualifikohet në mesin e 16-të më të mirave në Ligën e Kampionëve, pasi barazoi pa gola në ndeshjen kthyese ndaj Sporting Lisbonës në “Signal Iduna Park”.
Me fitoren 3-0 në takimin e parë në Portugali javën e kaluar, verdhezinjtë e kishin thuajse të sigurt kalimin dhe në ndeshjen e kthimit u fokusuan në administrimin e lojës.
Pavarësisht se pati disa raste shënimi, Borussia Dortmundi nuk arriti të gjejë rrjetën.
𝐍𝐄𝐗𝐓 𝐔𝐏: Achtelfinale ⭐️ #UCL pic.twitter.com/c4qblK5a7k
— Borussia Dortmund (@BVB) February 19, 2025
Në minutën e 59-të, sulmuesi Serhou Guirassy humbi një penallti, ndërsa Emre Canit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.
Skuadra gjermane tashmë pret kundërshtarin e saj në fazën tjetër, ku do të përballet me Lille ose Aston Villa, me shortin që do të hidhet të premten në mesditë. /Telegrafi/
ℹ️ Im Achtelfinale der Champions League kann Schwarzgelb nun auf den OSC Lille 🇫🇷 oder auf Aston Villa 🏴 treffen.
Ausgelost wird am Freitag ab 12 Uhr. #UCL pic.twitter.com/l9YMl5IixJ
— Borussia Dortmund (@BVB) February 19, 2025