Një fermë australiane ka shënuar rekord të ri botëror për kultivimin e boronicës më të madhe në botë.
“Përbindëshi” i cili peshon 20.4 g dhe është pothuajse 4 cm i gjerë, është ruajtur në frigorifer që nga nëntori i vitit të kaluar.
Me madhësi, është rreth 10 herë më e madhe se një boronicë mesatare, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Titulli më parë mbahej nga një boronicë 16.2 g e rritur në Australinë Perëndimore.
Bëhet e ditur se ky lloj fruti është pjesë e përpjekjes së Costa Group për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve për boronica më të mëdha.
Edhe pse shpresonin në rezultate të mira, ekipi i Brad Hocking përsëri janë mahnitur kur e kishin vënë re se sa po rriteshin frutat e tyre.
“Fruti që theu rekord ishte padyshim i madh, por ne do mund të kishim zgjedhur edhe 20 të tjerë ose më shumë që do të kishin thyer rekordin e mëparshëm botëror”, tha Hocking.
Pas 12 javësh, boronica u çertifikua nga Rekordet Botërore Guiness si më e madhja ndonjëherë. /Telegrafi/