Leonardo Bonucci foli mirë për nënshkrimet e reja të Juventusit dhe nënvizoi dëshirën e skuadrës për t’u rikthyer në rrugët e fitoreve si në vend ashtu edhe në Evropë.
Bianconerët përfunduan në top katërshe sezonin e kaluar, por nuk arritën të sigurojnë asnjë trofe nën drejtimin e Massimiliano Allegrit.
Duke folur në kanalin Twitch të Juventusit, Bonucci fillimisht dha mendimet e tij për nënshkrimet e verës të bëra deri më tani.
🔜🆚 @realmadrid #JuveOnTheRoad pic.twitter.com/WZxvn5oJsb
— JuventusFC (@juventusfc) July 30, 2022
“Ne ndihemi shumë pozitivë, ka entuziazëm dhe kimi në skuadrën që po krijohet. Të ardhurit kanë sjellë gëzim të madh dhe dëshirë për të punuar së bashku. Gjithashtu kemi ngritur nivelin dhe intensitetin në stërvitje dhe në ndeshje”.
Më pas veterani italian foli për dy nga ardhjet e mëdha, Paul Pogba dhe Angel Di Maria.
“Ne jemi me fat sepse për sa i përket dy lojtarëve më të rëndësishëm që kanë ardhur, Pogba dhe Di Maria. Paul e di se çfarë është Juventusi dhe Di Maria është një fitues më vete”.
“Ka një dëshirë të madhe për t’u rikthyer në krye dhe për të fituar në Itali dhe për të qenë përsëri yje në Evropë”, deklaroi ai.
Së fundi, Bonucci ka folur për largimin e Matthijs de Ligt dhe ardhjen e zëvendësuesit të tij, Gleison Bremer .
“Pas largimit të De Ligt, nënshkrimi i duhur ishte Bremer. Ai ka cilësi të mëdha dhe vlera të rëndësishme”.
“Ai është shumë i qetë, dalëngadalë kjo pjesë e tij do të duket ashtu siç ishte në Torino. Edhe Gatti ka një të ardhme të shkëlqyer”, deklaroi Bonucci për mbrojtësit e ri.
Juventusi do të përballet me Real Madridin në miqësoren e fundit parasezonale në SHBA këtë mëngjes. /Telegrafi/