Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë se një anëtare e misionit të saj të posaçëm monitorues është vrarë gjatë bombardimeve në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv.
Në një deklaratë, OSBE-ja e quajti viktimën Maryna Fenina dhe tha se ajo kishte vdekur “ndërsa po merrte furnizime për familjen e saj në qytetin që është bërë zonë lufte”.
OSBE-ja është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë, me 57 vende në mbarë botën, duke përfshirë Ukrainën dhe Rusinë, që janë pjesë e saj, raporton skynews.
Theksojmë se Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se mbi 220 civilë janë vrarë deri më tani si pasojë e bombardimeve ruse në Ukrainë.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale në qytete të ndryshme ukrainase. /Telegrafi/
The OSCE mourns the death of a national mission member of the @OSCE_SMM in Kharkiv yesterday:https://t.co/3BtpxfpLH9
— OSCE (@OSCE) March 2, 2022